Kredito Llogarinë

Si ta rimbush llogarinë time EasyPay?

[custom_card img=”25711″ img_width=”220″ img_height=”431″ title=”Rimbushni llogarinë me ‘Cash’ te pikat EasyPay”]

  • Hapni aplikacionin EasyPay dhe klikoni tek ‘Kredito Llogarinë’
  • Klikoni më pas opsionin e tretë ‘Pikat EasyPay’
  • Do ju shfaqen pikat EasyPay që ndodhen më pranë jush

Më pas,

  • Shkoni te pika më e afërt.
  • Jepni emrin e përdoruesit të llogarisë suaj EasyPay
  • Paguani shumën që do të rimbushni me “Cash” (para në dorë) dhe llogaria juaj do të kreditohet me të njëjtën vlerë në kohë reale

[/custom_card]

Rimbushni me kartë Visa ose MasterCard

[custom_card img=”25719″ img_width=”220″ img_height=”431″ title=”Rimbushni llogarinë EasyPay me anë të një karte Visa ose Mastercard”]

  • Përdorni kartën tuaj të Debitit/Kreditit Visa ose Mastercard
  • Shkoni tek ‘Kredito Llogarinë’ dhe zgjidhni Visa ose Mastercard në varësi të kartës suaj
  • Vendosni vlerën në Lekë që doni të rimbushni llogarinë tuaj EasyPay
  • Klikoni tek butoni ‘Kredito’ dhe do të drejtoheni tek faqja ndërlidhëse bankare* ku duhet të plotësoni të dhënat personale të kartës suaj
  • Klikoni ‘Konfirmo’ dhe llogaria juaj do të rimbushet me shumën që keni përzgjedhur

*Në varësi të bankës që ka lëshuar kartën, mund të drejtoheni tek një faqe tjetër ku duhet të plotësoni hapin e fundit të sigurisë. Nëse nuk I mbani mend të dhënat që ju kërkohen, ju lutem kontaktoni bankën tuaj.

*Ju lutem sigurohuni gjithashtu që karta e lëshuar nga banka juaj të jetë e aktivizuar për pagesa online. Në rast se hasni vështirësi, ju lutem kontaktoni bankën tuaj.[/custom_card]

Rimbushni direkt me llogarinë tuaj bankare

[custom_card img=”25694″ img_width=”220″ img_height=”431″ title=”Nëse keni një llogari në BKT”]

  • Paraqituni pranë degës më të afërt për të firmosur kontratën “E-Collection” për individ.
  • Pasi të firmosni kontratën, plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion tek fusha e kërkuar dhe klikoni “Konfirmo”.
  • Brenda 24 orëve do të kryhet verifikimi dhe lidhja e llogarisë tuaj me EasyPay.

[/custom_card][custom_card img=”25695″ img_width=”220″ img_height=”431″ title=”Nëse keni një llogari në Union Bank”]

  • Klikoni logon e Union Bank dhe do t’ju shfaqet një kod 6-shifror.
  • Paraqituni pranë degës më të afërt për të firmosur kontratën duke paraqitur kodin 6-shifror.
  • Pasi të firmosni kontratën, plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion tek fusha e kërkuar dhe klikoni “Konfirmo”.

Tashmë llogaria juaj bankare është e lidhur me EasyPay.[/custom_card][custom_card img=”25693″ img_width=”220″ img_height=”431″ title=”Pas lidhjes së llogarive bankare me llogarinë EasyPay”]

  • Klikoni tek një nga bankat BKT ose Union Bank
  • Plotësoni shumën me të cilën doni të kreditoni llogarinë EasyPay

Prisni SMS verifikues nga EasyPay dhe konfirmoni rimbushjen e llogarisë.[/custom_card]